41-vjeçari humb jetën në aksident
Një person i moshës 41-vjeçe ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
41-vjeçari Andrea Zade, pasagjer në makinën që ra nga ura e fshatit Polenë (Korçë), ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit po trajtohet në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

