Zvicra zgjodhi trajnerin e ri, ja kush është ai

Zvicra ka zgjedhur pasardhësin e Vladimir Petkoviq në krye të Kombëtares, i cili u largua drejt Bordeaux-it, një klub ky francez. 

Ish-mbrojtësi legjendar i Zvicrës, Murat Yakin, ka marrë drejtimin e Zvicrës në futboll.

Ai ka nënshkruar një kontratë me Federatën Zvicerane të Futbollit deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi nëse arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të punoj përsëri për ekipin kombëtar. Pritja ime është e madhe. Të dashur tifozë zviceranë të futboll, mezi pres t’ ju shoh”, tha Yakin në një video të shkurtër menjëherë pas zyrtarizimit.

Yakin njihet ndryshe si një trajner i afërt tej mase me futbollistët shqiptarë, ku ka punuar si në Grasshoppers apo Schaffhausen, përcjellë albinfo.ch

Pas pensionimit të Admir Mehmedi, te Zvicra janë Granit Xhaka si kapiten dhe Xherdan Shaqiri, por ka mundësi që Murat të ftojë talente të reja, të cilat ai ka mundur t`i ketë piketuar nëpër klubet zvicerane, ku numri i lojtarëve shqiptarë është mjaft i madh, për të mos thënë dominant.

Me këtë merr fund edhe dilema nëse trajneri i përfaqësueses së Kosovës, zvicerani Bernard Challandes do të zgjedhë kombëtaren helevetike që t`i prijë në të ardhmen./Mediafokus.info