Mbi 9.000 testime të kryera në 24 orët e fundit, këto janë rezultatet

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.