Shqiptarët në Zvicër përbëjnë deri në 50 për qind të pacientëve me Covid në spitale

Në Zvicër jeton një numër i konsiderushëm i shqiptarëve dhe ata përbëjnë deri në 50% të pacientëve të shtrirë në spitale nga Covid-19. Pse ata që kanë status të rregullt e nuk vaksinohen në Zvicer, është temë në vete.

Përmes një video private, postuar në facebookun  etij, Dr. Florim Cuculi, kardiolog në Zvicër, ka bërë thirrje përsëri për vaksinim, duke ofruar një përmbledhje të shkurtër të situatën me Covid-19 në Zvicër dhe në vendet shqiptare të Ballkanit.

Ndër të tjera, ai njofton se popullata shqiptare në Zvicër, është dukshëm e pranishme në spitale, gjegjësisht ata janë pacientë të infektuar nga Covid-19, që në disa raste përbëjë deri 50% të të gjithë pacientëve.

Pse nuk vaksionohemi ne shqiptarët?

Secili nga ne duhet ta kuptoj situatën në të cilën ndodhemi momentalisht. Nëse ata që kanë status të rregullt qëndrimi, e dinë tashmë ku duhet të vaksinohen, ne të gjithë e dimë se kemi shumë shqiptarë në Zvicër që janë «pa letra».

Të gjithë së bashku duhet të mobilizohemi që t’iu ndihmojmë edhe atyre. Ata nuk rrezikojnë të dëbohen nga Zvicra, nëse shkojnë në qendra vaksinimi të hapura enkas për persona në situatë të njejtë sikur të tyre.

Por, ata, pos pengesave gjuhësore, që eventualisht mund t’i kenë për t’i kërkuar ato qendra, duhet t’i sigurojë dikush se edhe vaksinimi i tyre është i mundur.

Si mund t’iu ofrohet kjo ndihmë?

Secili prej nesh mundet që në kantonin ku jeton të informohet se ku mund të vaksinohen personat pa leje qëndrimi në Zvicër.

Për shembull, unë kam pyetur në kantonin e Gjenevës dhe jam siguruar se Kryqi i Kuq bënë vaksinimin e tyre falas.

Mandej e kam publikuar adresën këtu, dhe kam shoqëruar disa të interesuar personalisht deri tek qendra e vaksinimit.

Ju që e lexoni këtë shkrim dhe keni mundësi të interesoheni, bëjeni një hap të vogël për njerëzit tanë. Publikoni adresën këtu apo në murin e juaj Facebook.

Ne mundemi t’i përmbledhim adresat e të gjitha kantoneve në një faqe, mandej ta shpërdajmë ate tek njerzit tanë.

Shumë prej tyre, në kohën e mbylljes nga pandemia, patën humbur punën. Mos të lejojmë që ata sot të humbin jetën!

Ambasadat tona duket se po «flejnë», sepse unë nuk kam parë asgjë deri më sot nga ana e tyre në këtë drejtim. /Mirishahe Limani Hiler