Aurela Gaçe sjell një kryevepër për gratë e dhunuara (video)
Aurela Gaçe sapo ka publikuar këngën e saj të re, një himn për gratë e dhunuara.
“Veten Dua Gjallë”, një këngë që për një orë ka marrë mbi 18 mijë klikime, shkruan dritare.net.
Ndonëse suksesi i divës shqiptare s’është i varur as edhe një fije prej tyre.
E quajtëm një kryevepër, për mesazhin për dhunën ndaj grave, përmes tekstit shkruar nga Rozana Radi, krijimin e videos, melodisë.
Më tej interpretimi i Aurelës si protagonistja kryesore në këngë, ishte kulminacioni në këtë projekt të ri.
Aurela nuk di sfida, nuk shkon me rrymën, nuk njeh limite, por di të bëjë kryevepra, si kjo e sotmja./mediafokus.info

