Prokuroria ndalon një person në Gjilan, dyshohet për organizimin e lojërave të fatit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin për organizim të lojëra të fatit.
Sipas policisë, i dyshuari në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.
Në atë lokal janë hasur edhe 10 persona të tjerë, shtatë prej të cilëve, sipas policisë, ishin duke luajtur poker.
Të dyshuarit, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftim.

