Kolona të gjata automjetesh në Morinë

Mbrëmë janë parë kolona të gjata, deri në dhjetëra kilometra në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Për të shprehur pakënaqësinë shoferët kanë protestuar duke i rënë borisë.

Pamjet nga kufiri në Morinë i ka publikuar analisti politik nga Shqipëria Mero Baze.

Dje gjatë ditës qytetarët shqiptarë që nuk e kanë prezantuar testin negativ të COVID-19 nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.