E hidhur: Studentja ndërron jetë nga koronavirusi

Një studente shqiptare e humb betejën me koronavirusin. Fakulteti ku studionte ajo e quan këtë lajm të hidhur.

Reagimi:

Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji.

Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.

Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, thuhet në reagim.