Arrestohen tre persona për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan, duke njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar në lidhje me rastin.
“Është raportuar se nga të dyshuarit ka pasur të shtëna me armë zjarri si pasoj e të cilave një person ka mbetur i vrarë. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete”, thotë policia.
Tutje, bëhet e ditur se tre persona janë arrestuar si të dyshuar.
“Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëhet e ditur në këtë njoftim.
Siç kemi raportuar, mbrëmë në Gjilan është vrarë Bakush Veseli nga Bujanoci./Mediafokus/
https://mediafokus.infoky-eshte-personi-qe-u-vra-sonte-ne-gjilan/