Këto veprimtari hapen nga nesër

Nga nesër, 1 qershor, në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e pandemisë, ku lirohet puna e një numri të konsiderueshëm të bizneseve.

Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave, teatrove e të tjera.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, ka njoftuar Ministria.

Ndërkohë në këtë fazë pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës./mediafokus.ionfo

Image may contain: text