Harapët e Ulqinit, ja kush ishin dhe çka përfaqësonin

Harapët e Ulqinit, me shekuj ishin komunitet i dalluar në Ulqin. Nga robër të sjellë nga veriu i Afrikës, ata u shndërruan në njerëz të lirë, të cilët këtu quheshin thjesht, Arap.

Kryesisht janë marrë me detari dhe në mesin e tyre kishte pronarë dhe kapedanë të anijeve ulqinake, shkruan ul-info.

Njëri nga ta, Mehmet Arapi, në vitin 1838 posedonte anijen Oralfi, me kapacitet bartës 37 tonë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Pesë vite më herët u shënua se Mustafa Arapi kishte anije Rondinella me kapacitet bartës nëntë tonë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.