Policia publikon foton e viktimës që vdiq në aksident, kërkon ndihmë për identifikimin e saj

Një këmbësore ka mbetur e vdekur mbrëmë në rrugën “Brigada 125”, në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, pas është aksidentura nga një automjet.

Policia nuk posedon asnjë dokument identifikimi dhe nuk është identifikuar akoma.

Pranda, policia apelon të gjithë ata që kanë njohuri për identitetin e saj, të lajmërohen në njësinë e trafikut rajonal ne Prizren.

Bashkangjitur gjeni foton e viktimës (femër) të këtij rasti.

“Në vend të ngjarjes kanë dal njësitet relevante, shefi i hetimeve të trafikut, prokurori i shtetit dhe eksperti i komunikacionit ku me urdhër te prokurorit i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për autopsi në IML në Prishtinë. Me rast janë duke u marr hetuesit e njësisë rajonal të trafikut në Prizren”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.