Në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë konfiskohen 52 mijë franga

Në pikë kalimin kufitar të Dheu i Bardhë njësitë e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një veturë të dyshimtë për kontroll të detajuar.

Pas kontrollimit të udhëtarit, në xhaketë janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 52,000.00 CHF.

Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme.

Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet, thuhet në njoftumin e Doganës.