Ky është ish-luftëtari i UÇK-së që humbi jetën pas plagës me armë zjarri në Lipjan
Ky është 52-vjeçari Fatmir Olluri nga Dobraja e Madhe e Lipjanit i cili humbi jetën tragjikisht i cili një natë më parë ishte plagosur rëndë në kokë me armë zjarri.
Ai ishte dërguar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit, pasi ishte gjetur i plagosur në kokë. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte transferuar për trajtim në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë të gjitha njësitë relevante policore, si dhe Prokurorja kujdestare për Krime të Rënda, e cila kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje në tentativë”. Gjatë ekzaminimit, arma që dyshohet se ishte përdorur në rast ishte sekuestruar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Fatmir Olluri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 18:45, në Intensiven Qendrore të QKUK-së.
Me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti tashmë po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.
Tutje bëhet e ditur se Olluri ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontributin e tij në luftën për liri.

