Për hatër të gruas, ndërtoi shtëpi në rrota (Video)

Anekdota thotë se Nastradin Hoxha kishte ndërtuar shtëpinë në rrota, pasi fqinjët po i jepnin opsione të ndryshme se nga ta kishte pamjen. Duke mos ditur cilin ta dëgjonte, Nastardini vendosi që t’ua bënte qejfin të gjithëve!

Ngjashëm veproi edhe një burrë në Bosnjë e Hercegovinë, jo për shkak të fqinjve, por për hartër të gruas.

Ai për hir të bashkëshortes ka bërë shtëpinë lëvizëse, në mënyrë që asaj të mos i bëhej bajat pamja në një drejtim të vetëm.

Duke kërkuar të kënaqë gruan e tij, e cila kishte dëshiruar një pamje më të larmishme të shtëpisë së tyre, novatori boshnjak, autodidakt ka ndërtuar një shtëpi rrotulluese, nga e cila mund të shohësh lindjen e diellit në një moment dhe kalimtarët në një tjetër.

“Jam lodhur nga ankesat e saj dhe rinovimi i shpeshtë i shtëpisë sonë dhe i thashë: Unë do t’ju ndërtoj një shtëpi rrotulluese që të mund ta rrotulloni si të dëshironi”, ka thënë Vojin Kusic, 72 vjeç, për Reuters, duke qëndruar para shtëpisë së tij të re, e cila tërheq vëmendjen e vizitorëve.

E vendosur në një fushë pjellore në Bosnjën veriore pranë qytetit Srbac, shtëpia rrotullohet rreth një aksi prej shtatë metrash të projektuar nga Kusic, me pamjen e arave të misrit dhe tokës bujqësore që ndryshojnë në pyje dhe lumë me një shpejtësi të dëshiruar.

“Shtëpia mund të bëjë një rreth të plotë për 24 orë kur është me shpejtësinë më të ngadaltë, ndërsa me rrotullimin më të shpejtë mund të bëjë një rreth të plotë në 22 sekonda”, është shprehur Kusic.

Projekti zgjati gjashtë vjet për ta përfunduar, përveç kohës së kur u desh të shtrihej në spital për shkak të problemeve me zemër.