Ja si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti sot në Kosovë.

Sipas Institutit, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, thuhet në njoftim.