Në këtë vend të Kosovës është shfaqur një arushë me dy këlyshë

Në malet e fshatit Greikoc të Suharekës është shfaqur një arushë me dy të vegjlit e saj.

Malet e Sharrit njihen si malet që janë të pasura me florë dhe faunë, e gjithashtu këto male janë edhe terren i mirë për ngjitje alpiniste, sporte dhe për rekreacion.

Këto male përfshijnë edhe fshatin Greikoc të Suharekës, që janë shumë të frekuentuara nga qytetarë të shumtë.

Një lexues i Metros ka dërguar disa fotografi, ku në malet e Greikocit është parë një arushë me dy të vegjlit e saj.

“Kam qenë në një distancë afër 20 metra me të dhe nuk ka qenë edhe e lehtë që të përballesh me të”, ka thënë ky lexues.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që në këtë fshat është shfaqur kjo arushë me të vegjlit e saj.

Më herët ka pasur edhe raste të tjera nëpër fshatra të Suharekës, kur janë shfaqur arushat. /gazetametro.net