24 të arrestuar brenda 24 orëshit të fundit në Kosovë
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Kosovë janë arrestuar 24 persona, që i bie çdo orë nga një.
Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, ka arrestuar 24 persona të dyshuar të përfshirë në vepra të ndryshme të kundërligjshme.
Njëherësh, janë evidentuar 72 aksidente në trafik, si dhe janë shqiptuar 2006 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, thuhet në njoftimin e policisë.