Evolucioni interesant i elefantëve: Tani lindin pa dhëmbë
Një studim ka zbuluar se elefantët kanë evoluar në ditët e sotme, duke u bërë gjitarë pa dhëmbë.
Studiuesit kanë vënë re se vite të tëra të gjuetisë ilegale të fildishit dhe lufta civile në Mozambik po bëjnë që gjithnjë e më shumë elefantë të lindin pa dhëmbë.
Elefantët me dhëmbë u bënë gjah përgjatë luftës për të siguruar burimet e nevojshme për të luftuar.
Rreth 90% e elefantëve u vranë, shkruan trt.net
Përdorimet komerciale të fildishit përfshijnë tastet e pianos, bizhuteritë dhe sendet dekorative.
Elefantët pa dhëmbë që i mbijetuan kasaphanës, ua transmetojnë këto tipare pasardhësve të tyre duke rezultuar në lindjen e më shumë elefantëve pa dhëmbë.

