Kërkohen 3 vite burg për profesorin që merrte para nga studentët për një notë kaluese

Profesori i cili merrte para nga studentët për një notë kaluese, Alket Dino, rrezikon tre vjet burgim. Ai dyshohet për korrupsion.

Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues që i ndalon profesorit ushtrimin e ndonjë funksioni publik   për 5 vite.

Ndërkohë, 2 vite burg ka kërkuar prokuroria për bashkëpunëtorët Xhevair Dervishi dhe Gabriel Mukollari.

Pedagogu i Faktultetit të Shkencave të Natyrës, në Universitetin “Fan Noli” të Korçës merrte para nga stundentët në këmbim të një note kaluese.

Dino u arrestua një vit më parë nga SPAK.