Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan
Në aksident trafiku që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan, ku u përfshinë një veturë dhe një motoçikletë, një person ka mbetur i lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./sinjali/

