Populli i ka kushtuar edhe këngë, po pediatri kosovar kërkon largimin e djepit

Pediatri  kosovar, Gëzim Xharra ka kritikuar procedurën e vënies së fëmijëve në gjumë përmes djepit.

Xharra tha se çuditet që Qeveria e Kosovës që mbi 20 vjet s’ka marrë masa në largimin e dhunshëm të djepave.

“Çuditna qysh qeveria nuk ka marrë masa për largimin e dhunshëm të djepave që paraqet një torturë jashtëzakonisht të rëndë të trurit. Ata fëmijë kurrë nuk bahen si ata që nuk hyjnë në djep”, tha Xharra në RTV 21.

Pediatri shtoi se truri i fëmijës tronditet gjatë përkundjes në djep.

Populli, historikisht i ka kënduar djepit, por tani po kërkohet ndalimi i përdorimit të tij. Edhe fjala ‘nanë’ e ‘babë’ po hiqet nga përdorimi, për të mbetur vetëm ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’.