Dy aksidente, të dyja me fatalitet

Një grua dhe një burrë kanë humbur jetën në dy aksidente të ndara në rrugët e Shqipërisë.

Në aksidentin që ka ndodhur në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku janë përplasur një mjet Audi dhe një Volkswagen, lëndime të rënda ka marrë shtetasja Xh. Ç e cila si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Një aksident me të vdekur ka ndodhur edhe në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku një mjet ka aksidentuar 70-vjeçarin M.F., banues në Dushk.