Arrestohet me urdhëresë të Gjykatës një 76-vjeçar i dënuar për aksident trafiku

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 06.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar SH.B. (1946).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej një (1) viti në lidhje me një aksident trafiku.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftim.