Asnjë rast me coronavirus në Kosovë e Shqipëri
Është mbajtur takim midis përfaqësuesve të dy Instituteve Kombëtare Shqipëri-Kosovë dhe është konstatuat se deri më tani nuk ka asnjë rast me coronavirus.
Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombetar, Prof. Dr. Naser Ramadani, priti në takim Prof. Dr. Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Ngjitëse në Institutin e Shëndetit Publik të Tiranës.
U konstatua se deri më tash, në të dy shtetet nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirusin COVID-19, njofton IKSHP, transmeton Mediafokus.info.
Ata diskutuan lidhur me sinkronizimin e aktiviteteve në menaxhimin e situates epidemiologjike me koronavirus, duke theksuar se në fazën përgaditore dy mujore është bërë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm./MediaFokus/

