3,792 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 është 3.972, raporton Mediafokus.info.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.545 raste nga 44.433 persona të dyshimtë në virusin covorna, derisa të vdekur janë 410 raste.

Ndryshe, një ditë më parë kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli ka thënë se këta tre muajt e fundit janë prekur me coronavirus edhe rreth 1,000 personel shëndetësorë si infermierë, mami e laborantë./Mediafokus.info/