Ekzekutohet biznesmeni shqiptar, djali i tij aksidentohet rrugës

Biznesmeni shqiptar, Rakip Rroli, i njohur ndryshe si Pilot Rroli u ekzekutua mëngjesin e sotëm me breshëri kallashnikovi, nga persona të paidentifikuar.

Lajmi për vdekjen e të atit ka tronditur djalin e tij, i cili sapo ka marrë vesh ngjarjen ka pësuar aksident në rrugë.

Mësohet se për shkak të shpejtësisë së lartë dhe lagështirës në rrugë, djali i Rrolit është përplasur me një shtyllë.

Ende nuk bëhet me dije për gjendjen e tij shëndetësore.

Rakip Roli ishte babai i 3 fëmijëve.

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e dyshuar të ekzekutimit të 55-vjeçarit. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për babë e bir.

Një nga pistat e hetimit është dhe aktiviteti që kishin dy djemtë e viktimës.