Aktivisti: Integriteti i ministrave të LDK’së është sikur pamje HD

Qeveria Kurti, e cila u votua dje, është komentuar në mënyra të ndryshme.

Dikush e kritikoi ashpër, dikush e lavdëroi, e dikush foli me një dimension tjetër për ministrat e LDK’së.

Genc Mustafa, një aktivist i LDK’së nga Gjilani, ka shkruar se integriteti i ministrave të LDK’së, është sikur pamje HD, transmeton Mediafokus.info.

“Një kabinet i tillë qeveritar i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, meriton respekt dhe mbështetje nga anëtarsia e LDK. Ministra me integritet moral dhe profesional. Kjo definitivisht është pamje ‘HD’, ku tregohet fotografia e qartë e një populli të mirë”, ka shkruar Mustafa, në profilin e tij në Facebook./MediaFokus/