Haziri në Bruksel, takon kryetarin e PPE’së Donald Tusk

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po merr pjesë në takimin e Partive Popullore Europiane, në Bruksel.

Në profilin e tij në Facebook, Haziri ka njoftuar se e ka takuar kryetarin e PPE, Donald Tusk, i cili e ka përshëndetur formimin e qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar rolin e LDK’së.

“Pata kënaqësinë që ta takojë sot në Bruksel, Presidentin e Partive Popullore Europian dhe ish Presidenti i Komisionit Europian, Donald Tusk, i cili ka përshëndetur formimin e Qeverisë dhe ka vlerësuar lartë rolin e LDK në funksionalizimin e institucioneve të Kosovës. PPE mbështetë LDK’në, në zbatimin e politikave zhvillimore për Kosovën. Me ftesë të Kryetarit Mustafa, shumë shpejtë pritet që z. Tusk ta vizitojë Kosovën”, ka shkruar Haziri./MediaFokus/