Malësori e kthen në këngë dashurinë e vjetër “Hyjnesha”

Këngëtari nga Malësia, me banim në Prishtinë, Malësor Gjonbalaj vjen me këngën e re “Hyjnesha”, e realizuar për programet festive të fundvitit në kuader të produksionit “Xixa Music”.

Teksti u shkrua dhe kënga u kompozua nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimin dhe realizimin në studio e ka berë Ardian Kastrati, shkruan malesia.org

Kënga flet për dashurinë e një studenti të ardhur në Prishtinë nga tokat shqiptare jashtë Kosovës. Ai dashurohet me një studente, e cila fatkeqesisht nuk qe fati i tij.

Mbas shumë vitesh, ish studenti kthehet në Prishtinë dhe kujton dashurinë e vjetër të cilen kurre nuk e ka harruar.

Meqenese “Hyjnesha ne fron” është simboli i Prishtinës, studenti ia vendosi emrin e tillë dashurisë së tij të vjetër.