Kiki: Kush do le të festojë…

Disa njerëz në Kosovë kanë mëdyshje nëse duhet kremtuar ose jo festat e fundvitit. Mendimet janë të ndara dhe madje ka edhe kundërshtime të forta ndonjëherë se kush duhet t`i kremtojë festat e fundvitit e kush jo.

Mendimin e vetë për festat e fundvitit e ka shprehur publikisht edhe moderatorja dhe publicistja Kiki Ibrahimi.

Ajo thotë: rrallë shkruaj për fe, ama kësaj here me shumë arsye, raporton portali Mediafokus.info

Edhe ne si myslimanë pëlqejmë gjërat dekorative të fundvitit. Nuk ka gjë të keqe. Nuk mund ta mohojmë, se janë të mira për sy. Ka prej myslimanëve që nuk duan ta festojnë Vitin e ri. Mos ta festojnë! Çka po ju pengon juve?! Mos i gjykoni, është e drejtë e tyre.

Për më tepër, ajo në profilin e saj ka shkruar:

Mbajeni në mend se nëse një individ gabon, atëherë gabimi është i personit e jo i fesë. Asnjë fe nuk urdhëron për gjëra që prishin shoqërinë.

Po me habit fakti nga ju shumica në Kosovë që i thoni vetes myslimanë e po vazhdoni me u mbajt si diçka tjetër. Nëse nuk ju pëlqen kjo fe, së paku mos e përqeshni, jeni të lirë në zgjedhje…

E meqë jemi në dhjetor, e ka festa të krishterëve dhe jemi në prag të vitit të ri 2020, po ju them…

Edhe ne si myslimanë pëlqejmë gjërat dekorative të fundvitit. Nuk ka gjë të keqe. Nuk mund ta mohojmë se janë të mira për sy.

Ka prej myslimanëve që nuk duan me festua vitin e ri, mos ta festojnë. Çka po ju pengon juve?!

Mos i gjykoni, është e drejt e tyre.

Ka prej edhe prej myslimanëve që duan me festua (si puna ime). A po i pengon dikujt?!

Edhe unë jam myslimane, po bash dhjetori më pëlqen më shumë se çdo muaj tjetër. A e kam gabim? Jo, natyrisht se jo, thjesht më pëlqen.

Nëse festoj diçka, e bëj për gëzimet ose për të arriturat e vitit që po lëmë pas dhe për gjërat e mira që shpresoj t`i kem në 2020-tën.

Nëse për dikë është gabim, atëherë është gabimi im.

Pra, çdo person me ide, mendime e veprime të tij përfaqëson karakterin e tij dhe mënyrën e jetës që dëshiron ai, jo fenë islame ose ndonjë fe tjetër.

Prapë po e them… Jetoni për veten tuaj!/MediaFokus/