Pse ‘po e prek hundën’ drejtori i Teatrit të Gjilanit?
Teatri i Gjilanit, gjatë dy viteve të fundit të funksionimit, është bërë storie e suksesit, raporton Mediafokus.info.
Tashmë, ky institucion kulturor prej vitit 2018 e ka kalendarin e rregullt mujor të shfaqjeve, derisa ka bërë hapin e madh me themelimin e Teatrit Magjik të Fëmijëve, duke sjellë shfaqje e premiera të reja.
Nga profesionistët, vlerësohet se është rritur produktiviteti artistik dhe cilësia e shfaqjeve.
Drejtorin e teatrit, po e lë pa fjalë prania masive e artdashësve, të cilët në shumë raste nuk po i zë salla prej 300 ulëseve.
“Po e preku hundën për këtë”, thotë me shaka për Mediafokus.info, drejtori Erson Zymberi.
Zymberi vlerëson se kjo tregon për një kulturë të lartë që kanë qytetarët e Gjilanit karshi teatrit, dhe jo vetëm./Mediafokus.info/

