Teatri i Gjilanit rikthehet me shfaqjen “Tartufi”
Teatri i Gjilanit do të vijë së shpejti me shfaqjen e re, dramën e njohur nga Molière, “Tartufi”, me regji nga Qëndrim Rijani.
Ky prodhim synon të sjellë një perspektivë të freskët dhe bashkëkohore të kësaj drame klasike.
Premiera e shfaqjes jipet me datën 18 dhjetor, ora 20:00 dhe repriza e saj e parë më datën 19 dhjetor, po ashtu në ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit, duke hapur dritë mbi interpretimin e ri që krijon lidhje me realitetin tonë të sotëm.
Regjia e Qendrim Rijanit do të sjellë një gërshetim të bashkëkohores dhe vlerave klasike, duke e bërë “Tartufin” një eksperiencë teatrale në vete.
Me kostume të stilizuara nga Yllka Brada dhe një skenografi të përshtatur për kohën tonë nga Bekim Korça bashkë me muzikën origjinale të Trimor Dhomit, kjo shfaqje do të jetë një udhëtim emocionues në një botë të humorit, hipokrizisë dhe konflikteve të përhershme shoqërore.
Teatri i Gjilanit fton të gjithë dashamirësit e artit të jenë pjesë e kësaj premiere dhe të shijojnë një interpretim të ri të një prej dramave më ikonike të Molière.
T A R T U F I
Autor: Jean Baptiste Poquelin – Molière
Regjisor: Qëndrim Rijani
Aktorë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Aurita Agushi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani, Flaka Latifi, Avni Shkodra, Mejreme Berisha, Alban Shahiqi, Florent Salihu
Skenograf: Bekim Korça, kostumografe: Yllka Brada, kompozitor: Trimor Dhomi, ass regjie: Fitore Jashari
Drejtor artistik i projektit: Erson Zymberi.