82 pacientë janë testuar, s’ka Coronavirus në Kosovë
Prej shkurtit e deri më sot kanë shkuar për t’u testuar 82 pacientë, por që të gjithë kanë dalë negativë.
Lajmin e ka bërë të ditur sot, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i cili ka njoftuar se sot në Infektivë janë paraqitur 10 raste të dyshuara me koronavirus.
“Ne kemi filluar të testojmë që nga shkurti. Deri më tani janë testuar 82 pacientë. Janë edhe disa të tjerë për të cilët priten analizat. Nuk ka rritje të intensitetit të pacientëve që duhet të testohen. Disa pacientë kanë dalë grip A ose grip B ose edhe ftohje të lehta”, tha Ramadani, në konferencë për media./Mediafokus.info/

