Alarmante: 17 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë në 24 orët e fundit janë shënuar 17 viktima si pasojë e virusit COVID-19, shkruan Mediafokus.info

Sipas të dhënave të raportit ditor, nga 7.946 testime të kryera janë konfirmuar 1.067 raste të reja pozitive.

Në 24 orëshin e fundit, 278 qytetarë janë shëruar nga virusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.

Në total numri i rasteve aktive në vend ka shkuar në 20.467./Mediafokus.info/