Burri lajmëron zhdukjen e vajzës dhe nuses së djalit
Një burrë në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se vajza e tij, së bashku me nusen e djalit janë larguar nga shtëpia në drejtim të pa njohur.
Fushë Kosovë 05.02.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe më nuk ishin kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin.

