Në Gjilan arrestohet një shtetas i RMV në lidhje me vrasjen e vitit të kaluar

Është arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e rëndë që kishte ndodhur në Gjilan, në shtator të vitit 2021, njofton policia.

I dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan, 12.09.2021 – 19:45. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë-Veri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.