Ukraina zë rob 10 ushtarë rusë

Mediat ukrainase raportojnë se 10 trupa ruse janë zënë rob nga ushtria ukrainase.

Rusët sipas mediave të Ukrainës pësuan humbje të mëdha në personel dhe pajisje në Shchastya, Rajoni i Luhansk, dhe duhej të tërhiqeshin, shkruan Kyivpost.

“Trupat ukrainase iu përgjigjën situatës me shpejtësi dhe luftuan kundër tyre. Shchastya tani është nën kontrollin e ushtrisë ukrainase”, raportojnë mediat ukrainase.

Luftimet vazhdojnë në shumë zona në lindje ndërsa ushtria ruse tenton të shkelë mbrojtjen e Ukrainës.