Lutfi Haziri pas vdekjes së Nënkolonel Skënder Haliti: Lamtumirë, Komandant!

Pas ndarjes nga jeta të Nënkolonelit të FSK-së, Skënder Haliti, ka shprehur pikëllimin e tij nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haziri ka vlerësuar lart veprën e Halitit.

Postimi i plotë:

Na paska lënë kryengritësi për lirinë e shqiptarëve (UÇK), njeriu që kultivoi vlerat e paqes (TMK) dhe ruajtjen e vendit në Ushtrinë e Kosovës (FSK), Nënkolonel Skënder Haliti.

Jam krenar që për së gjalli, në 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, e kam nderuar me çmimin më të lartë të Komunës së Gjilanit – “Agim Ramadani”.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve. Lamtumirë vëllaçko. Lamtumirë, Komandant Skender!