Pozhari: Kapni valixhet, nuk ka sen këtu
Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas lajmit për pagën minimale në Kosovë, e cila aktualisht është më e ulëta në rajon dhe prapë të fundit do të jemi edhe pas rritjes së paralajmëruar nga qeveria.
‘Shqipëria pagën minimale e ka 213 euro. Serbia, 343 euro. Mali i Zi, 331 euro. Maqedonia e Veriut, 282 euro.
Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç”, shkruan Pozhari në Facebook.
Ai shprehet pesimist për të ardhmen e të rinjve në Kosovë.
“Paga minimale në Kosovë pritet të bëhet 250 euro që sërish i bie të jetë më e ulta në Ballkan. Kosova, po ashtu i ka edhe pensionet më të ulta në Ballkan.
Përndryshe, Zvicra konsiderohet si një prej shteteve më stabile. Paga mujore e një mësuesi është 7.292 CHF, e ajo vjetore: 87.500 CHF. Ndërsa, në Norvegji, paga mesatare është 4.500 euro.
Nëse jeni i ri/e re, thjeshtë kapni valixhet! Nuk ka sen këtu”, ka theksuar Pozhari në Facebook.

