Gjilan: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Rr. Qarkore, Gjilan 22.02.2022 – 01:57. Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Në veturë është gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me 6 copë fishekë.

I dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.