Arrestohet për sulm me thikë ndaj të miturit

Një i mitur është arrestuar në Podujevë për lëndim trupor, pasi ka sulmuar me thikë një person tjetër, po ashtu i mitur.

Podujevë 22.02.2022-15:50.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).