Nëna denoncon vajzën e mitur, në çantë i gjen dy qese me drogë

Mbrëmë në mesnatë, policia ka intervenuar në një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se nëna ka denoncuar vajzën e saj të mitur, ndërsa e njëjta u kishte thënë zyrtarëve policorë se në çantën e vajzës së saj kishte gjetur edhe substanca narkotike.

“Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë shkuar në lokacion ku kanë takuar ankuesen V.R. Ankuesja ka treguar se në çantën e vajzës se saj së mitur ka gjetur dy qese me substancë të dyshuar- marihuanë (njëra nga qeset kishte vetëm pak mbetje te substancës se dyshuar ndërsa tjetra ishte e mbushur me substancën e dyshuar narkotike)”, kanë thënë zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar për të mitur, është iniciuar rasti dhe i është dedikuar njësive të hetuesisë në nivel të stacionit.