Erdogan mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO
Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka thënë se Turqia do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke shtuar se për këtë, nuk kanë nevojë të marrin leje nga askush.
Ergodan theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për t`u anëtarësuar në NATO.
Deklarata e presidentit Erdogan erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i kërkoi atij përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO, ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahje.

