Vetura përplaset në një shkëmb, humb jetën një 20 vjeçar

Një 20-vjeçar ka humbur pasi vetura në të cilën gjendej ai si udhëtar është  përplasur me një shkëmb.

Policia e Tiranës sqaroi shkurtimisht se ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve O. S., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç”, thuhet në njoftim.