Donald Trump nuk rezulton i infektuar me coronavirus

Presidenti Donald Trump nuk rezultoi të jetë i infektuar me coronavirus, ka konfirmuar mjeku i Shtëpisë së Bardhë pas testit që i është bërë kreut të SHBA-ve.

“Këtë mbrëmje e kam marrë konfirmimin se testi është negativ”, tha mjeku Sean Conley përmes një deklarate.

Trump iu nënshtrua një testi disa ditë pas organizimit të një takimi në pronën e tij në Florida me një delegacion nga Brazili.

Disa anëtarë të këtij delegacioni më vonë u konfirmuan si të infektuar me koronavirus.

Presidenti 73-vjeçar, nuk u vetizolua pas atij takimi, duke thënë se nuk ka simptoma.

Sipas BBC, atje më shumë se 2700 raste të infektimeve me koronavirus janë konfirmuar deri më tani në Shtetet e Bashkuara, kurse 54 persona kanë vdekur.