Lutfi Haziri: Na mërzite shumë, miku im Haki Rugova!
Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur dhimbjen me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova.
Postimi i plotë i Hazirit:
Na mërzite shumë, miku im Haki Rugova.
Më shumë se tri dekada punuam bashkë, për të mirën e kombit.
Themelues i LDK-së, Nënkryetar i saj për disa mandate, Kryetar shembull për disa mandate i Istogut, patriot e mik i jashtëzakonshëm.
E dashura familje Rugova, miq, kolegë, bashkëveprimtarë e bashkëpatriotë të Haki Rugovës, ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!

