Edhe deputetja Blerta Deliu rezulton pozitive
Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka dalë pozitive në COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Deliu përmes një postimi në Facebook. Ajo njoftoi se edhe burri i saj është infektuar me COVID-19.
“Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç’rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv. Sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje”, ka shkruar Deliu.