Kosovari vret gruan dhe njofton policinë
Një 35-vjeçar nga Kosova ka kontaktuar Qendrën Kantonale të Thirrjeve të Urgjencës kantonale, duke treguar se sapo e kishte lënduar rëndë gruan e tij.
Rasti ka ndodhur sot, në orën 3:20 të mëngjesit, në një apartament në Kniestrasse të qytetit Rapperswil-Jona.
Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe arrestuar burrin, ndërsa gruaja ishte tashmë e vdekur.
Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin është duke i hetuar policia e kantonit St.Gallen nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit St.Gallen.
Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë nën kujdesin e familjarëve.

