Nga këto komuna janë tri viktimat e sotme të Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë kanë vdekur tre persona.
Bëhet fjalë për tre burra që i përkasin grup-moshave: 70-79, 60-69 dhe 50-59.
Viktimat janë nga komunat Prishtinë, Gjilan dhe Istog.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë apeluar sot për respektim të masave, pasi janë paraqitur dy variante të reja të virusit./Mediafokus.info

